Emisari i Britanisë i shkon Lajçakut në Bruksel

I dërguari i Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach, është takuar me ndërmjetësuesi e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bruksel.
Ky i fundit njoftoi përmes një postimi në Twitter se diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon.
”Shumë i lumtur të mirëpres të Dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”., shkroi Lajçak Twitter./21Media

Back to top button