Ambulanca përplaset me një kamion, tre të lënduar

Të lënduarit u dërguan në spital

Një ambulancë është përplasur me një kamion, ku kanë mbetur 3 persona të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”.

Në ambulancë kanë qenë shoferi, një mjek dhe një pacient, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë që ambulanca po hynte në qytet, kurse kamioni me targa serbe po hynte në një pulari, ku kishte sjellë mall./oranews

Back to top button