Kaloni te përmbajtja kryesore

AMPEK-u mirëpret rrëzimin e Ligjit të KPM-së nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, këtë të mërkurë e ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), pasi gjeti se disa nene të ligjit, nuk janë përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Gjykata konstatoi se Ligji nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të shfuqizohet dhe i njëjti të rishikohet bazuar në gjetjet e Aktgjykimit”.

Ligji për KPM-në ishte miratuar më 11 korrik 2024 në Kuvendin e Kosovës, pa pjesëmarrjen e partive opozitare në votim.

Disa prej shkeljeve që u gjetën se nuk janë në përputhje me ligjet kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit, kompetencat e KPM-së, rregullimin e pronësisë së të licencuarve dhe disa pika të nenit që ka të bëjë me sanksionet dhe gjobat per te licencuarit.

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, e mirëpret vendimin për shfuqizim, duke besuar se vendit i duhet një ligj i ri, i cili do te draftohet me përfshirje të gjerë të akterëve relevant dhe palëve të tjera te interesuara, në linjë me standardet evropiane, dhe duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button