AMRKS kërkon kujdes të shtuar nga ngasësit e automjeteve në trafik
Për shkak të kushteve klimatike të krijuara si pasojë e borës, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS u bën thirrje ngasësve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në kushte rrugore edhe nëse shpejtësia e tyre do të jetë më e ulët sesa përkufizimi me shenja të trafikut.
Në një njoftim në Facebook, AMKRS kërkon nga të gjithë ngasësit e automjeteve që të përdorin goma dhe pajisje dimërore, pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe mund të shoqërohen me akull e ngrica nëpër vende të caktuara.
“Paralajmërohen të gjithë këmbësorët që për shkak të borës, hapësirat për ecje dhe trotuaret do të janë të lagura dhe me borë, rrjedhimisht të rrëshqitshme dhe në disa vende formohen skllotë bore me shtresa të holla të akullit, prandaj ne ju rekomandojmë të gjithë këmbësorëve që të janë shumë të kujdesshëm. Kujdes dhe shtoni vigjilencën kur jeni në rrugë”, thuhet në apelin e AMKRS-së.