Ministria e Infrastrukurës dhe Policia apelojnë për kujdes në trafik

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas reshjeve të borës rrugët janë të kalueshme. Sipas tij në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar.

Megjithatë Durmishi ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

“Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë.”, ka shkruar Drumishi në Facebook.

Durmishi sot për portalin rtv21.tv po ashtu ka thënë se rrugët kanë qenë të kalueshme edhe gjatë ditës.

Edhe Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin rrugor.

Në një postim në Facebook, Policia e Kosovës thotë se para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre./21Media

Back to top button