Ancelotti: Kësaj radhe nuk desha të shpikë asgjë ndaj Barçës

Carlo Ancelotti ka analizuar fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1 në El Clasico ndaj Barcelonës në “Santiago Brnabeu”.
Italiani ka thënë se skuadra e tij kishte besim që nga fillimi i ndeshjes dhe e kontrolloi kundërshtarin.
“Kundër skuadrave si kjo, me kaq cilësi, duhet të luash një lojë të kujdesshme dhe ne e bëmë atë, në sulm dhe mbrojtje. Skuadra ishte e mirë me dhe pa top, kishte besim. Fillimi ishte shumë i mirë, ne kaluam herët në epërsi dhe prej andej kontrolluam mirë. Gjithashtu në pjesën e dytë luajtëm mirë”, tha Ancelotti.
“Ne kontrolluam mirë lojës mes reparteve, me Kroos dhe Tchouameni. Pjesa e parë ishte shumë e mirë në këtë drejtim. Pesë ndryshimet ndihmojnë shumë, ju keni lojtarë që meritojnë të jenë titullarë, por ndonjëherë nuk mund t’i vendosni të gjithë. Ata kanë qenë shumë të mirë, ne donim të vendosnim energji në mes me Valverden që në fillim”, shtoi ai.
Në fund, ish-trajneri i Milanit deklaroi se lojtarët i kryen në mënyrën më të mirë detyrat e tyre dhe se nuk kishte nevojë fare që të bëntë ndonjë shpikë.
“Këtë herë u përpoqa të mos shpikja asgjë, të gjithë në vendin e tyre dhe ata bënë shumë mirë.
Gjithashtu Modric, spektakolar në mes. Ishte një ndeshje e realizuar mirë.”, tha Ancelotti në fund.

Back to top button