Andorra rikonfirmon angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në KE
Mbështetja e pa rezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla pati me kryetarin e Parlamentit të Andorrës, Carles Ensenyat Reig.
Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë.