Anëtarësimi i Kosovës në KiE – Pusheti pret rezultat pozitiv, opozita skepitke

Javën e ardhshme pritet që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të votojë për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanziëm. Partia në pushtet, Lëvzija Vetëvendosje, pret rezultat pozitiv nga Asableja Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës megjithatë nuk ofron garanca se një gjë e tillë do të ndodh edhe nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj. Opozita skeptike për ndonjë rezultat pozitiv.

Pas miratimit të raportit për Kosovën nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës të martën që vjen. Nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në muajin maj.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pret rezultat pozitiv nga Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, por nuk ofron garanci se një gjë e tillë do të ndodhë edhe nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Po sigruisht që nga Asambleja presim rezultate pozitive, një gjë duhet ta theksoj se LVV edhe Qeveria kur kanë hyre në zgjedhje s’ka premtuar as për libralizim as kur kemi aplikuar për KiE por në fakt në procesin e parë kemi rezultate pozitive besoj edhe tek kjo pjesë që dytë do të kemi rezultate pozitive. Ky është proces ne ndajmë mendime shumë të mira dhe krejt ajo që mund të them është që … në aspektin e lobimit përkushtimi i qeverisë ka qenë maksimal dhe presim rezultate pozitive mirëpo s’jemi prej atyre që hapim shampanaja para kohe dhe themi që kjo gjë u përfuduar. Këtu sigurisht do të ketë proces të votimit dhe këtu mund të ketë ndonjë gjë edhe të paparashikuar por parashikimet fillestare janë që presim rezultat pozitiv por ‘sjemi ata që garantojme sepse jemi në proces….”, tha për rtv21 Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ndërkaq, nuk pret rezultate pozitive për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, përderisa, siç tha, qeveria e tanishme udhëheq procesin e dialogut me Serbinë. Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shndërruar në kusht për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Zajednica ështe kusht për të ecur përpara në secilin detyrim ndërkomëbtar …a është ky një kusht i pranueshëm për integrim, anëtarësim në KiE për mendimin tim me statusin e këtij asociacioni neve nuk na duhet asnjë lloj integrimi sepse është një kusht që e dezintegron aspektin kushtetues dhe e bënë jofunksional andaj çfare po na duhet anetarësimi në KiE nëse kemi një këshill të tillë. Një anëtarësim i tillë me një kusht të tillë është shumë i dëmshëm për Kosovën. Nuk pres asgjë pozitive derisa kjo qevri udhëheqë dialogun”, tha Berisha.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhaj, ndërkaq, e mohon se Asociacioni është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kusht asociacionin e kemi prej viti 2013 prandaj në këtë listë të marrëveshjeve të së kaluarës natyrisht ne gjithmonë kemi pas presion ndërkombëtar kemi thënë që asociacioni që ka komptenca ekzkutive është i papranushëm dhe s’do pranohet ani pse nënshkrimi i letrës nga kryeministrit ka qene në këtë vijeë mendoj është letër formale”, tha Rexhaj.

Në kohën kur Kosova pret rezulatet pozitive për anëtarësim në Këshill të Evropës, Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës./RTV21/21Media

Back to top button