Anëtarët e komisionit për shëndetësi zotohen për bashkëpunim

Fromohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Në Kuvendin e Kosovës sot është konstituuar Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Anëtarët e këtij komisioni u dakorduan që të bashkëpunojnë pa dallime politike për një shëndetësi më efikase në vend.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale duhet të jetë shembull i bashkëpunimit pa dallime partiake.

Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, tha se sëmundja nuk ka librezë partiake, andaj sipas tij, duhet që të gjithë së bashku të japin kontribut dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse sa i përket shëndetësisë.

Ai theksoi se mirëqenia sociale dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë primare.

Mirlinda Sopi-Krasniqi nga AAK, tha se ky komision duhet ta bëj kthimin e besimit të qytetarëve të Kosovës për mantelbardhët.

Komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale përbëhet nga 9 anëtar, Albena Reshitaj AAK, Haxhi Avdyli LDK, Labinotë Demi-Murtezi VV, Fitim Uka VV, Ekrem Hyseni LDK, Uran Ismaili PDK, Bekim Haxhiu PDK, Miloś Perović Lista Serbe, Miranda Sopi-Krasniqi Aleanca Kosova e re.

Back to top button