Apostolovës i zgjatet mandati si shefe e BE-së në Kosovë

Apostolovën do ta kemi në Kosovë deri në fund të gushtit

Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, i është zgjatur mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.

Vendimin e ka marrë sot Këshilli i Bashkimit Evropian.

Këshillimi ka marr vendim për zgjatje të mandatit edhe për 5 përfaqësues tjerë special të BE’së të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.

Kujtojmë se në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE-ësë në Kosovë, Apostolova ishte emëruar në gushtin e vitit 2016.

Back to top button