Angelina Jolie dorëhiqet nga posti i të dërguarës së OKB-së për refugjatët

Aktorja amerikane fituese e çmimit Oscar, Angelina Jolie, ka dhënë dorëheqje nga pozita si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR pas më shumë se 20 vitesh.
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur më drejtpërdrejt nga konflikti, që u japin zërin më të madh”, tha ajo.
UNHCR tha se ajo ishte një nga avokatet më me ndikim të të drejtave të refugjatëve.
Jolie nuk dha detaje rreth organizatave me të cilat po planifikonte të punonte.
Ndërkohë, UNHCR tha në një deklaratë se Angelina Jolie do të “angazhohet në një grup më të gjerë çështjesh humanitare dhe të të drejtave të njeriut”.
Në një deklaratë, agjencia e refugjatëve tha se “Jolie ka punuar pa u lodhur, duke kryer më shumë se 60 misione në terren për të dëshmuar historitë e vuajtjeve, si dhe shpresën dhe qëndrueshmërinë”./21Media

Back to top button