Kurti për takimin me Blinken: Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takimin e sotëm me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington e ka quajtur të dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në një deklarim për media pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryeministri Kurti tha se Kosova është një rrëfim suksesi.
“Takimi ishte shumë i dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi, së pari i punës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe së dyti storie suksesi zhvillimi i demokracisë dhe ekonomisë. Shteti jo i madh i Kosovës është shembull i madh se ekonomia dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë. Kërkuam shtimin e investimeve amerikane në Kosovë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka thënë Kurti.
Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.
Ndërkohë, të mërkurën krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.
 

Back to top button