Anglia në vend të parë, Shqipëria në vend të dytë, ja si duket tabela e Grupit I
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar mbrëmë fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër San Marinos, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime për në Botërorin “Katar 2022”.
Tre pikët kundër San Marinos i siguruan “Kuq e Zinjve” pozitën e dytë në Grupin I, ku tani gjenden vetëm katër pikë larg vendit të parë Anglisë.
Në anën tjetër, në kuadër të Grupit I u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, ajo mes Hungarisë e Andorrës dhe Polonisë e Anglisë.
Kryendeshja ishte mes Polonisë e Anglisë, në të cilën të dy kombëtaret ndanë pikët e barabarta, pasi që barazuan me rezultat 1:1.
Kurse, Hungaria shënoi fitore me rezultat të ngushtë kundër Andorrës, duke i mposhtur si vendas 2:1.
Renditjen e Grupit I për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.
Grupi I
1.Anglia – 6 ndeshje – 16 pikë
2.Shqipëria – 6 ndeshje – 12 pikë
3.Polonia – 6 ndeshje – 11 pikë
4.Hungaria – 6 ndeshje – 10 pikë
5.Andorra – 6 ndeshje – 3 pikë
6.San Marino – 6 ndeshje – 0 pikë.