Anija më e shpejtë në botë që fuqizohet me anë të erës

Një ekip inxhinierësh e studentësh në Institutin e Teknologjisë në Luzanë të Zvicrës kanë projektuar një anije me të cilën së shpejti synohet të arrihet rekordi botëror.
Anija e cila fuqizohet vetëm nga era, arrin shpejtësinë deri në 150 km në orë në distancë prej 500 metrash.
Dhe ky është disajni i saj i fundit.
Kjo anije quhet “The spaceship-like SP80”. Atë e projektoi dhe ndërtoi një ekip i përbërë nga inxhinierë e studentë nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Luzanë të Zvicrrës, SP80. Ata e kanë përshkruar anijen si raketë deti dhe kanë bërë të ditur se planifikojnë ta lansojnë kah fundi i këtij muaji.
Ky ekip, në ndërtimin e saj ka kombinuar velat me principet e inxhinierisë.
Tentimin e parë për të arritur rekordin do ta bëjë në verën e vitit 2023 në jug të Francës.
Anija SP80, tani është më e madhe në krahasim me konceptin fillestar të cilin ky ekip e paraqiti në vitin 2018. Gjatësia e saj arrin dhjetë metra e gjerësia shtatë metra, por edhe pse ka këtë madhësi, ia del me lehtësi të kalojë nëpër valët e ujit.
Në kabinën e anijes SP80 ka vend për dy pilotë.
Anija SP80 që fuqizohet vetëm me anë të erës, filloi të ndërtohet në vitin 2021. Versioni i saj final ka pamjen e një anijeje të së ardhmes.
Ajo mund të drejtohet edhe vetëm me një pilot, por vetëm kur është me shpejtësi të vogël. Në këtë rast në anije mund të barten edhe pasagjerë të cilët duan të përjetojnë udhëtimin e pazakontë me të./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=kYf827971c8

Back to top button