KPK voton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.
KPK ka propozuar Isufajn për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës.
Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit,
Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.
Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 12 janar 2022, kjo pasi
Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

Back to top button