Ankohen gratë: Nuk po zbatohet Ligji për Barazi Gjinore

Gratë përbëjnë rreth 36% të administratës publike në Kosovë, përderisa Ligji për Barazi Gjinore përcakton që administrata publike të ketë 50% punonjëse gra.
E ftuar në emisionin Start Up në RTV21, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, ka thënë se asnjëherë nuk është arritur pragu prej 40% i pjesëmarrjes së grave në institucionet e vendit, ndryshe nga përcaktimet e legjislaturës në fuqi në Republikën e Kosovës.
Gusia ka njoftuar se përfaqësimi i grave në pozitat e larta vendimmarrëse është vetëm 19%. Ajo ka thënë se në ekzekutiv janë dy gra sekretare të përhershme, njëra në Ministrinë e Administratës Publike e tjetra në Ministrisë së Arsimit, është drejtoresha e Ndihmës Juridike Falas, drejtoresha e Agjencisë për Barazi Gjinore, drejtoresha e
Agjencisë për Privatësi si dhe Auditorja e Përgjithshme.
Drejtuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore, tha se në bordet e ndërmarrjeve publike përfaqësimi i grave ka arritur në 35%. Puna në vendimmarrje është punë me orar të plotë, përderisa angazhimi në borde nuk kërkon punë me orar të plotë, ka thënë Gusia. Sipas saj, në vend mungon vizioni për ta rritur numrin e grave në pozita të larta, që jodomosdoshmërisht ndikohet nga nepotizmi apo klientelizmi./21Media