Edhe Italia mbështet themelimin e Asociacionit

Ambasada e Italisë në Kosovë  ka shprehur publikisht se mbështet themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.
Sipas deklaratës së kësaj ambasade Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e Kosovës.
“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, thuhet në postimin ambasadës në rrjetet sociale.
Sot në Ambasadën e Amerikës është mbajtur një takim në lidhje me Asociacionin.
Nga qeveria morën  pjesë Luan Dalipi, Arbërie Nagavci e Arben Vitia. Ishhin gjithashtu edhe përfaqësues të opozitës.
Pas përfundimit të takimit Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar rreth këtij takimi.
Hovenier në Twitter  ka shkruar se SHBA-ja do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut./21Media

Back to top button