Ankohet vjehrra në Polici, më rrahu djali bashkë me nuse

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten në Polici. Një grua nga Rahoveci ka deklaruar se tri ditë më parë është sulmuar fizikisht nga djali dhe reja.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button