Ansambli dhe lojërat tradicionale “Rugova” shpallen trashëgimi shpirtërore

Dumoshi:  Në këto alpe shqiptare me shekuj e ruajtën traditën tonë kombëtare
Nikqi: Shumë të vështirë e kemi për ta ruajtur këtë pjesë të trashëgimisë

Në kuadër të ditëve të Trashëgimisë Evropiane të Kulturës, ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi  i shpalli trashëgimi shpirtërore Ansamblin folklorik autokton “Rugova” dhe lojërat tradicionale “Rugova”.
Ansambli “Rugova” këtë vit shënoi 73- vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, me veshje të traditës rugovase u interpretuan edhe disa valle e lojëra tradicionale.
Ndjekim deklaratat e ministres Vlora Dumoshi dhe të drejtorit të Ansamblit “Rugova” Vesel Nikqi./21Media

 

Back to top button