​Qeveria do të përkrahë krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri

 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka biseduar për projektet zhvillimore të Vushtrrisë.

Ai me këtë rast tha se kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës do të përkrahin krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri, te vendi i quajtur kodra e Bajskës dhe se për këtë shumë shpejt do të fillojnë procedurat me ministritë e linjës.

I pari i Vushtrrisë bëri të ditur se kryeministri Hoti është angazhuar personalisht për rritjen e intensitetit të punëve në Magjistralen M2, Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë dhe përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge jetike.

“Po ashtu kemi marrë mbështetjen e kryeministrit dhe Qeverisë Hoti për projektet tjera në Vushtrri, si stacioni i autobusëve dhe projektet tjera infrastrukturore”. 

 

 

 

Back to top button