Ansu Fati tregon pse nuk iu bashkua Real Madridit

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati ka thënë se ai kishte pasur mundësinë që t’i bashkohej akademisë së Real Madridit, por që klubit i mungonte infrastruktura e duhur për t’ia përmbushur nevojat e tij asokohe.
I lindur në Guinea-Bissau por i rritur në Herrera afër Sevillas, Fati bëri lëvizjen në verilindje të Katalonisë në vitin 2012 kur ai ishte rekrutuar për të luajtur për Barcelonën.
Ndërkaq, para se t’i bashkohej Barçës, Fati kishte një provë në Real Madrid. Por, ndërsa ambientet e të rinjve të Barcelonës në “La Masia” kishin objektin për të strehuar lojtarët e rinj, “Los Blancos” nuk e kishin.
“Asokohe te Real Madridi nuk kishte një objekt për lojtarët e tyre të rinj. Për këtë arsye, ne vendosëm që ‘La Masia’ ishte opsioni i duhur. E mbaj mend kur e shihja ‘La Masian’ rrugës para se të vija. Sa më shumë që afroheshim, isha më i stresuar. Fillimisht, nuk isha i sigurt se doja të shkoja, dhe pas një jave, nuk dëshiroja të largohesha”, tha Fati.
“Marc Serra, trajneri im i parë te ‘La Masia’ më bëri ta kuptoja shpejtë se te cili klub isha, dhe se gjatë ndeshjeve unë duhet ta respektoja kundërshtarin. Ai gjithashtu më inkurajoi të shënoj më shumë gola dhe të ndaloja së bëri këto lloj gjestesh të tepërta”, shtoi më tej ylli i Barcelonës.
Fati bëri debutimin e tij me ekipin e parë për Barcelonën në vitin 2019, në moshën vetëm 16 vjeçare. Ai vazhdoi duke bërë 33 paraqitje gjatë pjesës së mbetur të atij sezoni, megjithëse problemet me lëndimet e kufizuan atë në vetëm 25 paraqitje gjithsej në të dy sezonet në vijim.

Back to top button