Antarësimi i Suedisë në NATO pritet të përfundojë javën e ardhshme

Anëtarësimi i Suedisë në NATO pritet të përfundojë javën e ardhshme. Ndonëse ende nuk ka një datë specifike, procesi pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Ligjvënësit hungarezë zgjodhën këtë javë shefin e gjykatës kushtetuese të vendit, Tamas Sulyok, si presidentin e ardhshëm pas një skandali të abuzimit me fëmijët që rrëzoi kreun e shtetit këtë muaj.

Ndërsa, Sulyok pritet të nënshkruajë ratifikimin e Budapestit, ceremonia e pranimit në selinë e aleancës ushtarake në Bruksel ishte planifikuar fillimisht për këtë të premte.

“Në fillim të kësaj jave, parlamenti i Hungarisë miratoi anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, 21 muaj pasi vendi nordik paraqiti ofertën e anëtarësimit së bashku me Finlandën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Anëtarësimi suedez do të forcojë kontrollin e aleancës mbi Evropën Veriore dhe rajonin Baltik. Finlanda u bashkua në pril”, shkruan Bloomberg.

Pasi Hungaria të nënshkruajë dokumentin e ratifikimit, dokumentet përfundimtare do të duhet ende të depozitohen në Departamentin e Shtetit të SHBA përpara se Suedia të bëhet anëtare./21Media

Back to top button