Borrell probleme me shëndetin, shtynë ngjarjet publike

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka njoftuar se i ka shtyrë për disa ditë ngjarjet publike për shkak të një problemi shëndetësor.

Kjo ishte arsyeja që sipas tij  nuk ka qenë prezent në debatet në Parlamentin Evropian.

“Fatkeqësisht, m’u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor dhe mjekët më kanë këshilluar të shtyj ngjarjet publike për disa ditë. Mezi pres të rifilloj programin tim të plotë së shpejti. Faleminderit” ka shkruar Borrell në platformën X./21Media

Back to top button