Meta mbyll kapitullin e LSI: Që sot do quhet Partia e Lirisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndryshuar emrin e saj si forcë politike duke u pagëzuar me emrin Partia e Lirisë. Emri i ri u votua në Konventën Kombëtare të LSI që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.
“Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike, rroftë Kosova shtet i pavarur, lavdi Kombit tonë, mirënjohje të gjithë atyre që themeluan LSI-në. Ta gëzojmë Partinë e Lirisë”, tha Ilir Meta.
Anëtarët e Konventës Kombëtare votuan gjithashtu ndryshimet statutore si dhe ndryshimin e vulës.
“Do matemi shumë shpejt, partia e patronazhistëve dhe Dushan Mugozhës dhe Partia e Lirisë dhe gjithë shqiptarëve”.
Ilir Meta rikthehet në politike me emër dhe vulë të re. Nga Konventa Kombëtare e LSI-së ai lajmëroi nisjen e një fushatë të fortë antiqeveritare.
Nga foltorja e Konventës, Meta la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Berishën ndërsa shënjestroi edhe njëherë ish-kryetarin e demokratëve Lulzim Basha duke e akuzuar për lojëra me Edi Ramën./oranews

Back to top button