Antony akuzohet nga ish-partnerja për dhunë, kërcënim dhe lëndim trupor

Sulmuesi i Manchester United, Antony, është akuzuar për “dhunë në familje, kërcënim dhe lëndim trupor” nga një ish-partnere e tij në Brazil.

Mediumi brazilian Globo Esporte raporton se Gabriela Cavallin, e cila kishte një lidhje me sulmuesin 23-vjeçar në vitin 2022, ka paraqitur një kallëzim në polici në Sao Paulo.

Ish e dashura e Antonyt pretendon se është sulmuar nga Antony më 20 maj – një ditë në të cilën braziliani nuk u paraqit për United në një ndeshje të Premier League me Bournemouth në Vitality Stadium.

Raporti përfshin gjithashtu “foto të gërvishtjeve dhe mesazhe kërcënuese”, teksa Cavallin thuhet se ka folur për sjelljen e mëparshme agresive nga Antony.

Cavallin tani po u bën thirrje autoriteteve në Brazil që të marrin “një masë urgjente mbrojtëse”, derisa të mblidhen prova të mëtejshme në këtë rast, përcjell rtv21.tv.

Globo Esporte raporton më tej se Antony kishte një lidhje me gruan në fjalë gjatë vitit 2022, me Cavallin që zbuloi në mediat sociale në qershor 2022 se ajo kishte abortuar, kur dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Asnjë koment nuk është bërë nga Antony, përfaqësuesit e tij apo Manchester United.

Back to top button