Antony Blinken viziton Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev të enjten.
Blinken, me vizitën e tij të dytë në kryeqytetin ukrainas u takua me zyrtarë të lartë ukrainas në qendër të Kievit pas një udhëtimi nga Polonia.
Ushtria ukrainase ditët e fundit ka ndërmarrë një kundërofensivë të madhe që synon të largojë forcat ruse nga zonat e pushtuara në lindje dhe jug të vendit.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se vizita e Blinken në Kiev është me qëllim që të përcjellë synimin e administratës Biden për të siguruar armët e nevojshme.
Me anë të këtij zotimi, SHBA-të do t’i japin Ukrainës 675 milionë dollarë mbështetje ushtarake.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit ka thënë se mbështetja e SHBA-së kishte për qëllim të forconte dorën e Ukrainës./21Media

Back to top button