Lojtari i muajit gusht në Premier Ligë, këta janë të nominuarit

Tetë lojtarë janë përfshirë në listën e Premier Ligës për çmimin “Lojtari i Muajit” pasi që prodhuan paraqitje fantastike gjatë muajit gusht.
Tifozët mund të votojnë për favoritin e tyre në faqen zyrtare të “EA Sports” deri të hënën e 12 tetorit.
Votat e publikut do të kombinohen me ato të panelit të ekspertëve të futbollit për ta vendosur fituesin, i cili do të bëhet publik javën e ardhshme.
Më poshtë i gjeni të nominuarit për çmimin në fjalë.
Pascal Gross (Brighton) – 5 ndeshje, 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje/3 gola të shënuar dhe 1 asistim
Gabriel Jesus (Arsenal) – 5 ndeshje, 5 fitore/3 gola të shënuar dhe 3 asistime
Aleksandar Mitrovic (Fulham) – 5 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje/5 gola të shënuar
Martin Odegaard (Arsenal) – 5 ndeshje, 5 fitore/3 gola të shënuar
Nick Pope (Newcastle) – 5 ndeshje, 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje/2 porta të paprekura, 19 pritje
Rodrigo Moreno (Leeds) – 5 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje/4 gola të shënuar dhe 1 asistim
Wilfried Zaha (Crystal Palace) – 4 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje/4 gola të shënuar.

Back to top button