DailyMail me një shkrim për koncertin e Rita Orës në Tiranë

Rita Ora bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncert triumfues falas në Shqipëri. Këngëtarja, 31 vjeçe, u lind në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare, por ajo konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj, shkruan DailyMail.
Të martën Rita u ngjit në skenën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ku performoi një spektakël falas me 14 këngë në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.
Në këtë artikull u shkrua edhe për veshjen e Ritës.

Koncerti i falas u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e kryeqytetit si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022.
Gjatë udhëtimit të saj, Rita u nderua me urdhrin “Naim Frashëri’ nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Krijuesja e hitit “Body On Me” ka lidhje madhe me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj./21Media

Back to top button