E bëri gruan me djalë për spital, u arrestua 70 vjeçari në Ferizaj

Një 70 vjeçar u arrestua sot në rrugën “Fehmi Agani”, në Ferizaj, sepse ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij,  duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësor.”, informoi policia.
I dyshuari u shoqërua në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, u dërgua në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button