Anulimi i Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, reagoi Dua Lipa

Pas anulimit të mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij për në Tiranë, ka reaguar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Artistja ka publikuar në Instagram lajmin e faqes zyrtare të Sunny Hill Festival.
“Data e njëjtë, përvoja të njëjta të mrekullueshme, lokacion i ndryshëm! Sunny Hill Festival do të lëvizë në Tiranë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Sunny Hill Festival.

Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, ”Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë, por në Tiranë.
Lajmin për anulimin e mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Prishtinë  e ka bërë të ditur edhe Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizator dhe themelues i Festivalit./21Media

Back to top button