Anulohet koncerti me Harry Styles në Royal Arena

Pas hapjes së zjarrit në një qendër tregtare në Kopenhagë, ku mbetën të vrarë një numër i paspecifikuar njerëzish, policia ka njoftuar se koncerti i paraparë të mbahej me Harry Styles në Royal Arena, është anuluar.

“Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Kopenhagës. Jam i tronditur,” tha Harry Styles.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar./21Media

Back to top button