Rrëfimet e dëshmitarëve të sulmit në Kopenhagë

Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, ku mbetën të vrarë persona si dhe janë plagosur disa të tjerë të dielën gjatë ditës.
Rikke Levandovski deklaroi se u hodh në banakun e një prej dyqaneve kur ndodhi sulmi me armë në qendër tregtare të Kopenhagës.
Ajo tha të dielën se dëshmitarët e tjerë menduan se sulmuesi ishte vetëm hajdut, por pastaj sipas saj, nisën të shtënat dhe paniku.

“Njerëzit fillimisht menduan se ishte një hajdut, pastaj papritmas dëgjova të shtëna dhe u hodha pas banakut brenda dyqanit. Ai po qëllonte në turmë, jo në tavan apo në dysheme”, shtoi Levandoski.
Një dëshmitare tjetër, Lisbeth, tha se ishte në qendër kur nisi sulmi. Ajo dhe shumë të tjerë u fshehën në dyqan, ndërkohë që sulmuesi, që raportohet që është një 22-vjeçar, gjuante pa pushim, transmeton rtv21.tv
“Dëgjuam një të shtënë nga ana tjetër, dy-tre të shtëna dhe më pas njerëzit u kapën nga paniku dhe filluan të vraponin drejt daljeve”, tha ajo”.
Në ditën kur ndodhi sulmi ishte paralajmëruar të mbahej koncerti i këngëtarit britanik Harry Styles. Mbi 17 mijë persona gjendeshin në Arenën Mbretërore të Kopenhagës duke pritur të niste koncerti./21Media
Back to top button