Anulohet konkursi për drejtor të Galerisë Kombëtare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sërish ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.
MKRS nuk ka dhënë arsyet e anulimin në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.
Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të GKK-së është hapur që nga shtatori i vitit 2021.
Një konkurs tjetër për zgjedhjen e drejtorit të GKK-së ishte anuluar në janar të 2021, për mos interesim të kandidatëve.
Kujtojmë që,  në dhjetor Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshme të TKK-së ishte hapur në muajin tetor të vitit 2021. Ky ishte konkursi i dytë për zgjedhjen e drejtorit të TKK-së që u anulua gjatë vitit të kaluar.
Në muajin mars – 2021, Këshilli Drejtues i kaluar TKK-së, kishte zgjedhur Naser Shatrollin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, sipas konkursit të shpallur më 26.11.2020./21Media

Back to top button