Rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës në Hendboll për në Kampionatin Botëror!

Fitorja e Kombëtares së Kosovës kundër Turqisë të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ka bërë që të mbetet e hapur rruga dhe mundësia për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në vitin 2023.
Fitorja ndaj Turqisë për Kosovën erdhi pas dy humbjeve radhazi nga Greqia ne rezultat të ngushtë dhe “Dardanët” momentalisht kanë tri pikë në vendin e fundit në këtë grup.
Greqia është ajo që tashmë e ka siguruar kalimin tutje, andaj Kosova është në luftë me Turqinë që ka katër pikë në vendin e dytë dhe me Belgjikë që ka tri pikë në vendin e tretë.
Pikërisht ndaj Belgjikës Kosova do të luajë të shtunën në udhëtim ku fitorja është opsioni i vetëm si dhe duhet të shpresojë që Greqia të fitoi ndeshjet me Belgjikën (të enjten) dhe me Turqinë (të dielën).

Back to top button