PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik

Vazhdojnë replikat mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Në një deklaratë së fundmi, PD  i përgjigjet Berishës duke thënë se ditën e sotme u mundua të gënjejë sërish shqiptarët për dhunën që pa gjithë bota.
Sipas deklaratës së PD-së, prej datës 9 shtator e deri tani Sali Berisha ka gënjyer për hallin e tij personal dhe dosjen e tij “non grata.”
“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”, thuhet në reagimin  e PD-së.
Në një prononcim nga shtëpia e tij para se të merrte rrugën drejt prokurorisë së Tiranës,  Sali Berisha sot tha se para organit të akuzës do të dëshmojë bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar, që sipas tij doli qartë si drita e diellit me 8 janar./oranews

Back to top button