Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për anulimin e një kufizimi për punën e barnatoreve.Kështu ka bërë të ditur Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim. “, ka shkruar ai.

Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button