Anulohet për shkak të shiut mbajtja e natës së parë të festivalit “BeerFest Kosova”

Është anuluar nata e parë e festivalit tradicional të birrës “Beerfest Kosova” që ishte paraparë të niste sonte në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Kështu kanë bërë të ditur ogranizatorët përmes një noftimi në Instagram.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, me keqardhje ju njoftojmë se eventi i sonte BeerFest është anuluar. Siguria dhe kënaqësia juaj janë prioritetet tona kryesore dhe ne duam të sigurojmë përvojën më të mirë për të gjithë”- thuhet në njoftimin e “BeerFest Kosova” në Instagram.
Duke kërkuar falje Stafi i ‘BeerFest” ka njoftuar se programi i natës së sotme do të zhvillohet të martën, më 11 korrik.
“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Shihemi nesër për një natë epike me muzikë, vibe të mrekullueshme dhe kujtime të paharrueshme!”- thuhet në njoftimin e “BeerFest” në Instagram./21Media