Kurti e emëron Vigan Qorrollin zëvendësministër të Drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot avokatin Vigan Qorrolli si zëvendësministër të Drejtësisë.
Duke e uruar për detyrën, Kurti i dëshiroi Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Qorrolli i bashkohet Blerim Sallahut, i cili po ashtu ushtron detyrën e njëjtë, në krye me ministren Albulena Haxhiu. /21Media