Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20.

Vendimin për anulimin e testit për nxënësit e klasave të 9-ta shkollore e ka marrë duke u bazuar në situatën që po kalon vendi me pandeminë COVID-19.

“Marrë parasysh në gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe gjithë qytetarëve u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në arsyetimin./21Media