Thaçi përkujton mjekët që vdiqën përballë luftës me Covid-19
Pandemia e koronavirusit po shkakton viktima në Kosovë e në botë, e në mesin e tyre shumë punonjës shëndetësorë të cilët po i qëndrojnë përballë kësaj lufte.
E në Kosovë, si pasojë e infektimit me Covid-19 vdiqën 5 mjekë. Ata sot u përkujtuan nga presidenti Hashim Thaçi. Ai vlerësoi lart kontributin e tyre, duke i cilësuar si heronj.
“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm.”, shkroi Thaçi në Facebook./21Media
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4134847746585553/?type=3&theater
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?