Anulohet vendimi i Haxhiut, provimi i noterëve shpallet i ligjshëm

 
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka anuluar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, me të cilin ishte anuluar konkursi për noterë. Pra me këtë rast Gjykata ka vërtetuar procesin e provimit për Noterinë, të shpallur më 19 prill të vitit 2019, si i ligjshëm dhe i drejtë.
Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Anulohet vendimi i të paditurës, Ministria e Drejtësisë, Nr. 15/2020 Nr. Prot. 01 – 173 të datës 24.02.2020, si i kundërligjshëm dhe Vërtëtohet procesi i Provimit për Noterinë i shpallur me datë 19 prill 2019 nga e paditura Ministria e Drejtësisë, si i ligjshëm dhe i drejtë. “, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për anulimin e provimit të Noterisë, me arsyetimin se procesi i përzgjedhjes së noterëve nga qeverisja e kaluar nuk kishte pasur ligjshmëri, transparencë e as objektivitet./21Media

Back to top button