Anxhela Peristeri: Shqiptarët më luftuan sepse mbiemri im vjen nga greqishtja

 

Pas suksesit në Eurovision komentet për Anxhela Persiterin ishin të shumta. Një ndër tematikat që u diskutua më së shumti në Shqipëri, por edhe në Greqi ishte mbiemri i këngëtares dhe lidhja e saj me Greqinë.

Ishin të shumtë ata që e etiketuan si ‘tradhtare’ pasi mbiemri saj vjen nga greqishtja.

Megjithatë, Anxhela thekson, se ka një prejardhje shumë të largët nga stërgjyshi në Greqi dhe se ajo dhe prindërit e saj janë të lindur në Shqipëri.

“Unë pata shumë luftë edhe nga shqiptarët për këtë gjë, që më thoshin ke tradhtuar atdheun, sepse mbiemri im ka prejardhje greke ( do të thotë pëllumbi)”./oranews

Back to top button