Apel për kujdes, dy variantet e Omicron me pasoja serioze
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerëson se situata epidemiologjike është akoma e rëndë, andaj ka bërë apel për respektim masash dhe vaskinim.
Sipas IKSHPK-së dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.
“Situata epidemiologjike akoma është e rëndë, e javët e fundit me rritje të rasteve në Europë dhe në botë, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.
Duke e konsideruar Omicron si tejet ngjitës, IKSHPK apelon për vaksinim sa më gjithpërfshirës dhe më të shpejt të popoullatës 12 vjeçare.
“Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me
dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së./21Media