Cardi B shënon një tjetër rekord historik

Cardi B ka festuar një moment historik pasi u bë gruaja e parë që ka album këngët e të cilin janë platin i certifikuar nga RIAA.
29 vjeçarja tashmë ka bërë albumin e saj tre-platin dhe 13 këngët brenda atij albumi janë të certifikuara nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës.
Triumfi i saj vjen pasi çdo këngë e albumit të saj janë certifikuar si ari.
Edhe pse çdo këngë në debutimin e Cardi-t u bë platin, “Bodak Yelloë” dhe “I Like It” – ku u shfaqën Bad Bunny dhe J Balvin – kanë arritur suksesin më të madh në mesin e 13 këngëve të albumit.
“Invasion Of Privacy” u vlerësua gjithashtu nga kritikët, duke shënuar një mori vlerësimesh pas publikimit të tij.
Kujtojmë që në vitin 2019 ajo fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë Rap.
“Invasion Of Privacy” është bërë gjithashtu albumi rap më i shitur nga një artiste femër e viteve 2010, sipas tabelës së klasifikimeve “Billboard 200 Decade-End”./21Media

Back to top button