Apel për përdorimin e biçikletave dhe mjeteve që mbrojnë ambientin

Ditës Ndërkombëtare pa Makina u shënua edhe në Kosovë. U rikujtua shkalla alarmues e ndotjes së ajrit dhe njëherësh u organizuan aktivitete për sensibilizimin e mëtjmë të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.
Dita Ndërkombëtare pa Makina edhe në Prishtinë ishte rast për të shmangur përdorimin e veturave, por megjithëkëtë në rrugët e kryeqytetit edhe në këtë ditë kishte kolona automjetesh.
Prishtina dhe disa qytete të tjera prej vitesh përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Madje, në periudha të caktuara kohore ndotja e ajrit kishte arritur në nivele të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
Në “Ditën Ndërkombëtare pa Makina” nuk munguan thirrjet për përdorim sa më gjerë të biçikletave në funksion edhe të një mjedisi më pastër.
Qytetarët që i kanë për zemër biçikletat kërkuan që institucionet përkatëse të përkujdesen t’ju sigurojnë hapësirë adekuate.
“Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet të kemi edhe ne, sepse fillimisht kemi qenë ne para veturave, pasi kemi qenë këmbësorë, pastaj jemi bërë çiklistë dhe pastaj drejtues të veturave, kështu ish dashtë me shku në proporcion më kërkesën e qytetareve”, tha Berat Rakovica- “Marakli t’Biciklave”.
“Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, shtoi  ai.
Drejtoria e shërbimeve publike në Prishtinë zotohet se së shpejti do të jetësohet plani i mobilitetit.
“Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, tha Ilirik Musliu- Komuna e Prishtinës.
Ministria e Mjedisit tashmë është duke punuar për hartimin e strategjisë së transportit multimodern.
Zëvendësministrja e Mjedisit Linda Çavdarbasha tha se kjo strategji do të jetë t’i ndihmesë, jo vetëm nivelit qendror, por edhe atë lokal.
“Është shumë mirë që ne të investojmë që të fillojmë dhe të edukohemi se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Mundemi me ecë ën këmbë nëpër distanca të ndryshme mirëpo gjithashtu edhe të përdorim mjete të tjera të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin, e sidomos gjatë periudhës së dimrit ku e kemi edhe krizën energjetike dhe po hasim në shumë probleme me ndotjen e ajrit”, tha Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit.
Me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, në kryeqytet u zhvilluan edhe aktivitetet të tjera për promovimin e lëvizjes së lirë, udhëtimit me transport publik dhe formave të tjera alternative të transportit. / 21Media 

 
 

Back to top button