Johnny Depp në lidhje dashurie me avokaten e tij

Johnny Depp ka nisur romancë të re.
Sipas Page Six, aktori ka nisur lidhjen e re të dashurisë me avokaten e tij, Joelle Rich.
Rich e përfaqësoi Depp në gjyqin për shpije në Mbretërinë e Bashkuar, kundër The Sun.
Page Six ka konfirmuar se avokatja është e martuar, por e ndarë dhe divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende.
Në fillim të verës, Depp ndezi thashethemet se është në lidhje me avokaten tjetër të tij, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin kundër Amber Heard.
Sidoqoftë, Vasquez qetësoi thashethemet, duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”.
Ajo bëri të ditur se 59 vjeçari kishte qenë mik e klient i saj për katër vjet e gjysmë.
Sipas US Weekly, Rich ishte e pranishme në sallën e gjyqit në përballjen e fundit të Depp dhe Heard dhe kjo për t’i dhënë mbështetje atij.
“Nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje”, tha një burim pranë tyre, ku shtoi se ata takoheshin në hotele gjatë fazës së hershme të lidhjes së tyre./21Media

Back to top button