Apeli i dajës së 8-vjeçarit që u gropos nga fqinji: Ta varin në mes të Fierit

Një ditë pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier, i cili u rrëmbye, u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, daja i vogëlushit  i bën apel shtetit ta dënojnë autorin me vdekje.
“E morëm vesh nga ora 4. Na tregoi motra nga Italia në telefon. Ajo e kishte marrë vesh. Ta varin. Apeli im është ma nxirrni autorin në mes të Fierit dhe ta varin.  S’ka ligj  shteti do ta burgosë e do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, tha daja.
Sot, familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në orën 11:00 të voglin e tyre, që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediet, kryeministri Rama, ngushëlloi familjen e vogëlushit dhe kërkoi nga drejtësia të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.
Rama tha se  kthimi i një dënimi të tillë nuk është as i mundur as shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje që ndodhin në të gjitha shoqëritë./oranews

Back to top button