Aplikimi i Kosovës për anëtarësim, ngjarja kryesore e sesionit pranveror të KiE-së

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njoftuar se kërkesa e Kosovës për tu bërë pjesë e KiE do të jetë puna kryesore e këtij sesioni pranveror.

“Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që do të mbahet në Strasburg më 15 -19 prill 2024”, ka shkruar Asambleja Parlamentare e KiE në platformën “X”.

Tutje, janë bërë të ditura edhe ngjarjet e tjera të cilat do të jenë në qendër të diskutimit gjatë këtij sesioni.

“Vdekja e Navalny, kundër #Putinit, rindërtimi i Ukrainës duke përdorur asetet e ngrira ruse, liria e shprehjes LGBTI, AI dhe të drejtat e njeriut, e drejta për një mjedis të shëndetshëm”, janë disa nga ngjarjet të cilat i ka bërë të ditura  Asambleja Parlamentare./21Media

Back to top button