Arrestohet një 25-vjeçar i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Është arrestuar një 25 vjeçar i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi”, me dënim burgimi prej dymbëdhjetë muajve.

Gjykata Themelore ka njoftuar se personi në fjalë është arrestuar në Kaçanik.

“Me datën 05.04.2024 rreth orës 09:15 policët e stacionit në Kaçanik, në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar A.B ( M/K) i moshës 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘“Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi ” me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim për media.

Policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button