Apostolova e shqetësuar pas djegies së veturës së Simiqit

Digjet vetura e deputetit të Listës Serbe në Leposaviq

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me djegien e veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq.

Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova përmes një postimi në “Twitter”.


Vetura e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, u dogj rreth 20 minuta pas mesnatës së shkuar në Leposaviq./21Media

Back to top button